Limaj: I kam thanë Enver Hoxhajt nëse e keni frikë kandidimin tim nuk hy në listë për deputet

Kreu i Nismës ka konfirmuar një gjë të tillë dhe se për këtë ai nuk i kishte informuar as kryetarët e degëve.

“I kam thënë Enverit, unë jam i gatshëm mos me qenë fare në listë për deputetë, nëse keni ndonjë frikë ose telashe, sepse e doja bashkimin. Sepse është shumë i rëndësishëm me u bë bashkë. Kjo mjaftueshëm tregon se kush ka qenë me shpirt e më zemër me arrit këtë koalicion”, ka thënë ndër tjera Limaj në Kanal 10.

Më tutje, ai ka thënë se nëse atje ka pas zëra që s’kanë deshtë me pa bashkimin e UÇK-së, ai s’ka faj.

Limaj thotë se ai vendim ka qenë kundër bashkimit të vlerave të UÇK-së dhe se e ardhmja do ta tregojë.