Lidhja e Rita Orës më të dashurin në krizë, shkak pandemia Covid-19

Covid-19 thuhet se ka shkaktuar krizë mes Ritës dhe të dashurit të saj Romain Gavras, transmeton lajmi.net.

Pas thyerjes së rregullave për ditëlindjen e 30-të, Rita ka marrë mësim dhe tashmë po respekton në çdo detaj këto masa.

Çifti janë larg njëri-tjetrit dhe kjo thuhet se po shkakton disa probleme mes tyre, sipas një burimi të DailyMail Rita dhe Romain po luftojnë për ta mbajtur lidhjen edhe pse pandemia ka shkaktuar dëmin e saj dhe nuk dihet kur do lirohen masat kufizuese për takim mes Ritës dhe Gavras.

“Gjërat mes tyre kanë qenë gjithashtu nën një tension të madh pas polemikave mbi partinë e saj për ditëlindjen e 30-të pas gjithë kritikave që ajo mori”.

Ndryshe, Rita Ora së fundi tha se nuk e dinte në të vërtetë a është dashuria e saj Gavras. Çifti u takuan verën e kaluar thuhej se janë në lidhje serioze dhe po iu ecën shumë mirë. Një burim për “The Sun” kishte thënë se kjo është lidhja më serioze që Rita ka pas ndonjëherë.

Megjithatë ngjarjet e fundit kanë ndikuar te këngëtarja madje këto ditë ajo do udhëtoi në Australi për xhirime do të shkoj pa të dashurin dhe sipas mediave të huaja po krijohet një distancë e madhe mes tyre që mund të ndikoj në marrëdhënien e tyre.

Sipas raportimeve të reja, Rita do të duhet të izolohet në një hotel për dy javë pasi të zbarkojë për t’iu përmbajtur rregullave strikte të udhëtimit në Australi mes pandemisë globale të koronavirusit.

“E gjithë kjo është pak e dhimbshme për Ritën mirëpo ajo e din se duhet të përballet me këtë gjë aq më pak pas situatës së krijuar për ditëlindjen e 30-të”, tha një tjetër burim./Lajmi.net/