Lideri i Iranit ka disa fjalë edhe për Shqipërinë: “Një vend i vogël dhe djallëzor evropian” (Video)

Në fjalimin e tij pas sulmit me raketa ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak, lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, krahas akuzave ndaj SHBA-ve, duket t’i jetë referuar edhe Shqipëria duke e “nxirë” vendin tonë në sytë e iranianëve.

Ajatollah Khamenei foli për “një vend shumë te vogël, por shumë i keq europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”, raporton abcnws.al.

Khamenei është duke folur në gjuhën farsi, ndërsa fjalimi u përkthye në gjuhën angleze teksa transmetohej live nga “Al Jazeera”.

Me termin tradhtar, Khamenei i referohet xhihadistëve të MEK, ndërsa Shqipëria është vendi i vetëm europian, në të cilin ata janë strehuar.

Nga fjalimi duket se Khamenei i referohet pikërisht Shqipërisë edhe pse nuk e përmend me emër.

Megjithat, në qendër të fjalimit të liderit suprem të Iranit Ali Kamenei ishin sigurisht akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj:

“Është një vend shumë I vogël por shumë i keq europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.

Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.