Partneri i koalicionit “Mundemi”, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, fushatën zgjedhore e ka nisur në fshatin Zajaz në Kërçovë.
Këtu ai është takuar me përkrahësit e tij, ku ka bashkëbiseduar e dëgjuar hallet e banorëve.
“Sot e filluam fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut nga qyteti i Kërçovës, ku bashkëbiseduam me banorët e Zajazit dhe Tuhinit. Dëgjuam hallet e tyre, problematikat që u tangojnë shqiptarëve të kësaj ane, të nëpërkëmbur dhe të lënë pas dore nga qeveritë e kaluara. Me qeverisjen e ardhshme dhe të re me Lëvizjen BESA në ekzekutiv, do të realizohen shumë projekte në të mirën e banorëve” ka shkruar Kasami në Facebook./TV21