Letër publike presidentit Trump dhe kancelares Merkel për Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën

LETER E UNIONIT SHQIPTAR TE SHOQERISE CIVILE DREJTUAR ZOTIT DONALD TRAMP DHE ZONJES ANXHELA MERKEL.!
(Ju lutemi ktheni koken nga KOSOVA LINDORE…!)

I nderuar zoti DONALD TRAMP
President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.!
E nderuar zonja ANXHELA MERKEL

Kancelare e Republikes Federale te Gjermanise.
Me ndjenjen e larte te pergjegjesise qytetare dhe me shqetesim te madh kemi ndjekur zhvillimet politike me te fundit ne Kosoven Lindore,ne tre komunat ku banojne shqiptaret,ne MEDVEGJE,BUJANOC e PRESHEVE.
Prej shume e shume viteve ne keto komuna jane shkelur ne menyre drastike te drejtat dhe lirite themelore,te drejtat kombtare e njerzore te shqiptarve.
Keto vendbanine te vjetra te popullit shqiptar jane braktisur e lene ne meshiren e fatit.
Politikat qe ka ndjekur Serbia ndaj tyre kane qene politika te diferencimit,te braktisjes totale e te shpopullimit te dhunshem.
Synimi i ketyre politikave ka qene zbrazja e ketyre vendbanimeve shqiptare dhe spastrimi etnik.
Ne keto vitet e fundit ne rendin e pare ka qene MEDVEGJA nje komune me siperfaqe sa gjysma e tre komunave shqiptare te marra se bashku.
Me te gjitha mjetet qe ka ne dore, shteti serb ka punuar per largimin e shqiptarve nga kjo komune duke ja veshtirsuar e bere te pamundur jeten ne shtepite e tyre.Keto zhvillime kane krijuar pakenaqsi te medha dhe e kane tensionuar situaten ne rrajon.
Masa te tilla te vazhdueshme e te dhunshme te qeverise serbe,masa represive e antishqiptare nuk jane te sherbim te paqes e te bashkejetes midis popujve.
Ato po e mbajne gjalle frymen e armiqesise shekullore serbo- shqiptare.
Politika amerikane dhe ajo europiane kane keshilluar vazhdimisht,kane nxitur e perkrahur rrugen e bisedimeve e te mareveshjeve te te gjitha llojeve midis Kosoves e Serbise.
Dhe kjo eshte e drejte,eshte nje rruge qe shqiptaret e kane pranuar dhe konkretizuar ne politikat qe ata kane ndjekur.
Shembulli me domethenes eshte qendrimi qe Republika e Shqiperise mban ndaj minoriteteve;shembull domethenes eshte qendrimi qe Republika e Kosoves mban ndaj minoriteteve ne Kosove dhe veçanarisht ndaj minoritetit serb.
Respektimi i gjuhes,kultures,besimit fetar te minoriteteve,ruajtja e objekteve fetare dhe e trashigimise se tyre kulturore-rreligjionale,rrespektimi ne pergjithsi i te drejtave dhe lirive themelore flet per nje qendrim te drejte qe politika shqiptare ka mbajtur ndaj fqinjeve te vet.
Prej disa vitesh ne kuvendin e Kosoves, minoritetet kane vendet e tyre te lira si dhe poste politike ne qeverine e Kosoves,ne nivelin e Drejtorve te pergjithshem,te zevendes ministrave te Ministrave e keshtu me rradhe e vertetuar kjo se fundmi edhe ne qeverine e re te kryeministrit KURTI.
Ndryshe ka ndodhur me qendrimin qe POLITIKA DHE QEVERIA SERBE kane mbajtur ndaj shqiptarve ne Republiken e Serbise e veçmas ndaj banorve autoktone ne tre komunat shqiptare ne Kosoven Lindore,ne MEDVEGJE,BUJANOC E PRESHEVE.
Trajtimi i pabarabarte me qytetaret e tjere te Serbise,shkelja e vazhdueshme e lirive dhe e te drejtave themelore e lirive kombtare e njerzore e ka rrudhur minoritetin shqiptar ne Luginen e Presheves duke i detyruar banoret autoktone te largohen nga shtepite e tyre e te marrin rrugen e mergimit.
Shembulli me tipik i viteve te fundit eshte qendrimi diskriminues, rrepresiv e antinjerzor qe po mbahet ndaj shqiptarve ne Komunen e Medvegjes.
Dikur nje komune me maxhorance shqiptare sot ne kete qytet dhe rrethinat e tij gjithnje e me pak kane mbetur shqiptare.
Me metoda te dhunshme e te hapura,te njohura botrisht atyre i eshte pamundesuar jetesa normale ne shtepite dhe pronat e tyre.
Fshirja e emrave te familjeve shqiptare ne Komunen e MEDVEGJES nga rregjistri i gjendjes civile eshte rasti me flagrant i shkeljes se te drejtave me elementare njerzore ne nivel europian e me gjere.
Me shume se 5000 shqiptarve i jane çregjistruar emrat nga rregjistrat e gjendjes civile.
Ne keto kushte ata nuk figurojne me si qytetare ne vend banimet e tyre.
Per rrjedhoje ata kane probleme me mjetet me elementare te jeteses,kane probleme me te gjitha te mirat e sherbimet qe nuk i marrin dot,me te drejten e votes, me çdo gje qe lidhet me ekzistencen e tyre ne Kosoven lindore.
Shqetsim i madh per shqiptaret eshte edhe qendrimi me dy standarte qe eshte mbajtur deri me tash nga politika europiane ndaj minoriteteve rrespektive ne Kosove e Serbi.
Ka patur kerkesa maksimale per politiken shqiptare per qendrimin e saj ndaj minoritetit serb ne Kosove dhe heshtje totale per qendrimet e Serbise ndaj minoritetit shqiptar ne Komunat shqiptare te Kosoves Lindore.
Jemi koshiente se per politiken amerikane dhe europiane sjellja arrogante e Serbise ndaj qytetarve shqiptare mund te jete nje problem i vogel ndaj megaproblemeve qe kane vendet e popujt e tjere te botes.
Nga ana tjeter jemi te bindur se Ballkani ka qene dhe mbetet molle sherri me pasoja per konflikte rrajonale, europiane e me gjere.
E ne keto konflikte mardheniet shqiptaro- serbe kane qene me ndikim te dores se pare.
Shembulli i Medvegjes dhe i komunave te tjera shqiptare ne Kosoven Lindore,qendrimi brutal i Serbise ndaj tyre, ne shkelje te akteve dhe konventave europiane per te drejtat e njeriut mbajne gjalle armiqesine midis popujve dhe i sherbejne konflikteve shqiptaro serbe me pasoja te renda per popujt per paqen e sigurine ne Ballkan.
I nderuar zoti Tramp.
E nderuar zonja Merkel.
Shqiptaret ne Kosoven lindore ndjehen te braktisur,te keqtrajtuar e te neperkembur.
Ata e kane humbur qetesine e sigurine per jeten e tyre e te femijeve te vet.
Ata e meritojne kujdesin tuaj, kujdesin ndaj nje populli qe ka ushqyer e vazhdon te ushqeje ndjenjat e miqesise e te respektit te thelle per Shtetet e Bashkuara te Amerikes e te Gjermanise si shtete potenciale, mike te shqiptarve si vende me ndikim te gjitheanshem ne rrjedhat e ekonomise e politikes botrore.
Ju lutemi beni sa te jete e mundur e ndaleni doren e Serbise,ndaleni politiken e saj çfarosese ndaj shqiptarve ne Kosoven Lindore.
Ata jane autoktone ne pronat e tyre ne vendbanimet e te parve te vet.
Me ndjenjen e konsiderates me te larte,

Dashamir URUÇI,
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE-USHC.
TIRANA-ALBANIA.
10 shkurt 2020.