Leonora Jakupit pandemia ia prishi planet për martesë, shpreson të ketë dasmë këtë vit madje edhe fëmijë

E ftuar në emisionin e moderatores, Luana Vjollca “Shiko kush luan” Leonora zbuloi detaje që nuk i kemi ditur për jetën e saj private.

Këngëtarja tregoi se do ketë dasmë në vitin 2021 pasi 2020 ia prishi planet për martesë, ajo shpreson të bëjë një dasmë në vitin që vjen, por jo tradicionale, përcjell lajminet.

Po ashtu, Leonora shtoi se dëshiron të ketë fëmijë në vitin e ardhshëm edhe pse ende nuk e ka bërë publike emrin e personit i cili ia ka rrëmbyer zemrën.

“Për vitin 2021 do të doja një fëmijë, domethënë një bebe për mua, jo kukull”, tha artistja.

Ndryshe, Leonora ka publikuar projekte muzikore gjatë këtij viti duke qenë aktive për fansat e saj./Lajminet/