Lëndë narkotike në reçipetat e gruas shtatzënë, shqiptari justifkohet në gjyq

“Droga ishte e imja dhe e kisha blerë për përdorim personal. Gruaja ime nuk ka lidhje fare me këtë gjë”. Keshtu u justifikua shqiptari 34 vjecar me incialet A.V ne gjyq, teksa u la ne arrest me burg, nderkohe qe gruaja e tij, J.V. 28 vjeçe, 7 muajshe shtatzene u la ne arrest shtepie.

Sipas mediave italiane shqiptaret u arrestuan pas nje kontrolli qe policia beri ne banesen e tyre ne Macerata.

Shqiptari ishte duke dale nga pallati kur zbrakoi policia, Ne kushte paniku i bertiti gruas, e cilas sipas mediave italiane, e fshehu kokainen ne recipetat e saj, por me pas u zbulua gjate kontrollit.

Ne gjykate, nje dite me pare burri e mbajti fajin vete, duke e lene jashte historise gruan e vet shtatzene, pasi tha:

“Kokaina e gjetur ishte e imja dhe gruaja ime nuk ka lidhje me këtë gjë. Nga paniku e fshehu ne reçipeta”.

Me tej 34-vjeçari qe me pare kishte edhe nje restorant në Sforzacosta ka treguar se e kishte blere drogen per perdorim personal. “Nuk jam shpërndarës. Drogën e kisha blerë pak më parë dhe ishte për përdorim personal”, tha ai.