Lehtësohen masat, nga e mërkura ora policore nis më 24:00

Ora policore shkurtohet për një orë dhe do të nisë nga ora 24:00, lokalet do të punojnë një orë më tepër gjegjësisht deri në ora 23:30 minuta, do të hapen sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive.

Këto janë disa nga propozimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse të cilat sot në mëngjes i pranoi Shtabi Kryesor Koordinues. Këto masa lehtësuese Komisioni për Sëmundhje Ngjitëse i propozoi pasi gjendja epidemiologjike është stabilizuar dhe ka ulje të numrit të personave të shtruar në spital dhe numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Shtaki koordinues për mbledhjen e nesërme të Qeverisë rekomandon të miratohen masat në vijim:

SHTABI KRYESOR KOORDINUES

Duke filluar nga 12 maj 2021, ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve me transport publik të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 05:00.

Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (vetën tarraca veror, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30.

Shtabi koordines po ashtu rekomandon që të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, deri më 30% të kapacitetit të hapësirës së mbyllur. Protokolli i dedikuar për fëmijët nën kujdes në kopshtet e fëmijëve të ndryshohet, gjegjësisht lejohet rritja e numrit të fëmijëve nga 15 deri në 20 në një grup.

SHTABI KRYESOR KOORDINUES

Sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive mund të fillojnë me kryerjen e aktiviteteve në objektet e tyre. Lejohet përdorimi i pushimeve vjetore për punonjësit shëndetësorë.

Këto masa do të vlejnë deri më 18 maj 2021.

Rikujtojmë se ende vlen vendimi i qeverisë që ditën e Bajramit të enjten më 13 maj dhe natën duke u gdhirë 14 maji nuk ka orë policore.

/SHENJA/