VMRO-DPMNE-ja pret planin konkret të pushtetit për lehtësimin e paralajmëruar gradual të masave të kujdesit dhe masave kufizuese që më pas të bëjë vlerësimin e tyre. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se janë duke analizuar situatën në bazë ditore përpara se të dalin me propozime konkrete megjithatë na drejtojnë te propozimi i ministrit të Brendshëm Naqe Çulev për shkurtim të orës policore dhe lehtësim të masave të tjera. Ministri Çulev, përveç që njoftoi se do të propozojë orë policore prej 19 deri në ora 05 të mengjesit, tha se do të propozojë edhe lehtësim të orës policore gjatë ditëve të fundjavës dhe rishikim të ndalesave të tjera.
Në mënyrë plotësuese do të kërkoj edhe shqyrtimin e vendimeve që lidhen me kufizimin e lëvizjes në male dhe parqe, duke mbajtur llogari për masat që kanë të bëjnë me grupimet në hapësirat publike”-tha Naqe Çulev, ministër i Brendshëm.
VMRO-DPMNE-ja, disa herë ka thënë se qytetarët i janë drejtuar me kërkesa për testime masive. Ndërkohë kjo parti deri tani pushtetit i ka propozuar masa për mbështje të kompanive dhe të bujqëve me shfrytëzimin e mjeteve të shtyllës së dytë të fondit pensional dhe invalidor dhe masa të ngjashme ekonomike.
Aleanca për Shqiptarët kërkon që ora policore për gjithë fundjavën të mos përsëritet më.
I bëjmë apel Qeverisë që t’i zbusë masat. U tregua këto ditë se masat që gjatë fundjavave të mbyllen totalisht qytetarët, krijojnë më tepër grumbullime të njerëzve nëpër markete. Kjo ka qenë masë e panevojshme dhe i bëjmë apel që masa të tilla të mos ketë më”-pohoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Që të mos kufizohet liria e qytetarëve që s’janë të infektuar, Sela propozon testime masive për COVID-19 për secilën amvisëri.
Në momentin që kryhet i gjithë ky aksion nga ana e shtetit, Ministria e Shëndetësisë, nga ana e mjekëve të familjes, do të ndajmë sakt se cilët janë ato njerëz me virus korona, atëherë nuk keni nevojë të kufizoni lirinë e qytetarëve që nuk janë të infektuar dhe do të izolohen vetëm për dy javë ato qytetarëve që janë të infektuar me virus korona”-tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sela thotë se për rreth 600 amvisëri, shtetit testimi masiv do t’i kushtojë rreh 5 milion euro. Me këtë, Qeveria do të kishte një pasqyrë më të qartë të gjendjes në vend.