Ledri Vula ka zbuluar detaje deri më tani të fshehta rreth historisë së tij të dashurisë me Sara Hoxhën.
I ftuar në ‘NIN’ ai ka folur lidhur me njohjen e tyre. Duket se historia e tyre lindi krejt rastësisht. Ledri thotë se disa shoqe të saj – që e kishin qejf si këngëtar – shkuan ta takonin në prapaskenë. Ai nuk specifikon ku, por na e merr mendja që bëhet fjalë për një koncert.
“Prej shoqeve të saj, mua më pëlqeu ajo,” tha Ledri. Pak a shumë si nëpër filmat romantikë: Ajo shkon diku me shoqet, shoqet pëlqejnë atë djalin super yll, ajo nuk e pëlqen, ai pëlqen atë që s’e pëlqen e më the e të thashë”.