Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se anëtarët e kësaj partie janë duke e shqyrtuar letrën e dërguar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndonëse atë e ka konsideruar si jozyrtare. Ai ka thënë se LDK-ja është e interesuar që ta përfundojë procesin e negociatave rreth marrëveshjes eventuale për koalicion qeverisës. “Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është letër zyrtare dhe përgjigje zyrtare. Ajo që mund të them është që ne jemi të interesuar ta përmbyllim këtë proces, të gjejmë rrugë për marrëveshje, të themelojmë institucionet dhe mos të vazhdohet kjo agoni e institucioneve. Për këtë ne do të mundohemi të punojmë në mënyrë maksimale. Dhe për këtë kërkoj që edhe Lëvizja Vetëvendosje të japë kontributin e saj”, tha Mustafa. Ndërkaq Kurti në letrën e tij i bën thirrje Mustafës të heqë dorë nga largimi i Glauk Konjufca nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët.
Kosovë-Shqipëri LDK-ja e konsideron jozyrtare letrën e re të LVV-së