“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkelur dukshëm ligjin ndërkombëtar”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Iranit pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleiman.
Në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse thuhet se Lavrov shprehu ngushëllimet për vrasjen e gjeneralit.
Kina, nga ana e saj, sot u bëri thirrje SH.B.A.-së “të mos abuzojnë me pushtetin”.
“Operacioni i rrezikshëm ushtarak i SHBA është duke shkelur rregullat themelore ndërkombëtare dhe do të përkeqësojë tensionet rajonale dhe trazirat,” i tha Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, Mohammad Javad Zarif gjatë një bisede telefonike.
Ndërkohë nga Parisi, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Ledrian tha se ai kishte diskutuar situatën në Lindjen e Mesme me homologët e tij gjermanë dhe kinezë, Haiko Maas dhe Ëang Yi, dhe të tre ranë dakord për nevojën për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.