Largimi i shqiptarëve nga vendlindja – festë për politikanët!

Shkruan: Suat Idrizi

Temë kryesore e ditëve të sodit është largimi i të rinjëve shqiptarë nga vendlindja e tyre dhe emigrimi drejt vendeve europiane, që paraqet një fatkeqësi shumë të madhe dhe pasojat do t’i vërejmë pas një kohe të shkurtër!

Në çdo fshat apo qytet ku shumica e banorëve janë shqiptarë, numri i popullsisë aktuale që jetojnë në këto vendbanime është në rënie të dukshme dhe ky trend zhvillohet me shpejtësi shumë të madhe, saqë pas disa viteve pasojat do të jenë katastrofale!

Nga rezultatet e rregjistrimit të popullsisë (të fundit – 2021) mund të konstatojmë se në shumicën e vendbanimeve shqiptare numri i popullsisë aktuale që jetojnë në këto vende është në rrënie shumë të madhe edhe pse shqiptarët kanë përqindje të lartë nataliteti, por shumica kanë emigruar dhe pjesa e mbetur janë në proces e sipër.

Në shumicën e shtëpive shqiptare jetojnë nga dy persona (të moshuar), të cilat gati se nuk janë të aftë për të jetuar papërkujdesje nga të tjerët, mirëpo nuk ka se kush të kujdeset, sepse të gjithë anëtarët e tjerë i ka në vendet e huaja!
Numri i nxënësve shqiptarë nëpër shkollat fillore është përgjysmuar dhe ka rënie të vazhdueshme, ku në disa vendbanime më të vogla disa shkolla rrezikojnë edhe të mbyllen, për arsye se kanë ngelur me nga 1, 2 ose 3 nxënës në paralele, ndërsa në vendbanimet më të mëdhaja numri i nxënësve që dikur ishte 30-35 nxënës në klasë, sot është 10-15 nxënës, pas disa viteve sa do të jetë?! A do të detyrohen të mbyllen edhe disa shkolla në vendbanimet më të mëdhaja, A do të detyrohen të mbyllen edhe xhamijat në vendbanimet më të vogla?! … me shumë gjasa PO?!

Shumica e bizneseve hasen në mungesë të fuqisë punëtore – ku bizneset të cilët janë më pak të fuqishme do të rrezikojnë që të mbyllen, për arsye se të gjithë presin një jetë më të mirë, duke punuar në vendet Evropiane!
Bizneset me fitimprurëse do të jenë ndërtimi i “shtëpitë për të moshuarit”, ku do të ndërtohen gati se në çdo vendbanim shqiptarë!

A do ta kenë fatin e njejtë edhe vendbanimet tjera shqiptare ashtu siç ndodhi me qytetin e Ohrit dhe disa qytete dhe fshatra të tjerë, të cilat ishin me shumicë shqiptare dhe pas disa dekadave ndryshoi gjithçka dhe u ndodhi asimilimi i shqiptarëve?!
A do të mbushen vendbanimet shqiptare me popullsi të huaj dhe me fuqi punëtore nga vendet e treta?!
A do të ngelin të “shkreta” vendbanimet shqiptare edhe pse dikur ishin përplot të mbushura me banorë?!
A do të ndryshojë ky trend që është duke u zhvilluar me shpejtësi shumë të madhe?!

Gjithçka duket si e pashpresë, dhe është tepër vonë për të ndryshuar këtë mentalitet?!
Duke folur politikanët tanë për integrimin në Evropë, tashmë 70% e popullsisë janë integruar dhe 29% janë afër finalizimit të integrimit të tyre në vendet e Evropës, ndërsa 1% jeni ju që i detyruat 99% e popullatës të integrohen “me detyrim” dhe para kohe!!!
Maqedonasit në heshtje e realizuan strategjinë e tyre për largimin e shqiptarëve nga Maqedonia, ndërsa politikanët tanë vazhdojnë të merren me çështje madhore si: Flamuri, Gjuha Shqipe, marrja e funksioneve “të rëndësishme” në shtet, Komandanti, Lufta, Koncerti…!

Mjerimin e përcjellim me festa dhe mburrje, gjendja është për të vajtuar, ndërsa politikanët tanë mburren dhe festojnë për të arriturat e tyre dy dekadëshe për popullin e emigruar!!!
Të fundit do të largohen edhe fëmijët e politikanëve, sepse edhe ato nuk do të kenë se me cilët do t’i ndajnë ato “të mira” që do t’i posedojnë!
Me këtë mjerim që është duke jetuar populli, edhe atdheu bëhet i huaj!