Disa media, kryesisht portale, kanë përdorur edhe këtë krizë me koronavirusin, për të publikuar lajme të rreme. Ekspertët këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm në lidhje me burimet e informacionit që ata i përdorin, të sigurohen nëse kanë përdorur burim relevant të informimit, dhe nëse është kërkuar mendim nga të gjitha palët e prekura në atë problematikë. Marina Tuneva, kryetare e Këshillit për Etikë në Media, thotë se nuk është koha për të fituar “klikime”, për të publikuar lajme me përmbajtje sensacionale, ose të fitojnë pika politike mbi temën e virusit.
Edhe nëse ndodh një fenomen, qytetarët tashmë të mbingarkuar me informacionet që qarkullojnë në lidhje me këtë temë, shmangin informimin e mëtejshëm. Paniku ndonjëherë i krijon edhe ato ndjenja të mbingarkimit me informacione. Dhe këtu mund të shkaktohet dëm dhe mbyllje të burimeve tradicionale të informimit- deklaroi Marina Tuneva -Këshilli i Etikës në Media
Në situata të tilla krize, media duhet të publikojnë vetëm informacione zyrtare, thotë për Alsat, ekspertja për marrëdhënie me publikun Tatjana Loparski.
Të rralla janë mediat në Maqedoni, që udhëhiqen nga standardet profesionale, nga të gjitha rregullat dhe rregulloret. Duhet të ketë vetë-rregullim, dhe natyrisht çfarëdo që ndërmerr qeveria, do të shihet në një farë mënyre si një përpjekje për censurë. Ndërsa të gjithë harrojmë se deri para një viti kemi pasur edhe përpjekje për vetë-censurim, gazetarët nuk shkruanin, sepse kishin frikë të mos censuroheshin. Këtu kalojmë nga ekstremi në ekstrem- tha Tatjana Loparski, Eksperte për Marrëdhënie me Publikun
Qytetarët, ndërkohë, thonë se kanë filluar të njohin lajmet e rreme në internet. Ata më shumë u besojnë informacioneve që marrin nga lajmet televizive.
“E gjitha është propagandë, figurat publike apo politikanët flasin të gjithë, kërkojnë për partinë e tyre. Dhe nëse është e vërtetë apo jo, ata do të thonë se është e vërtetë. Por kjo është arsyeja pse ne nuk besojmë në atë”
“Duhet të jetë e vërtetë, por ka një përqindje dhe gënjeshtër. Nëse e krahasoni lajmin me realitetin, atëherë do të shohësh nëse është një gënjeshtër apo e vërtetë”
Vala e fundit serioze e lajmeve të rreme ishte për drejtoren e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, e cila është e sëmurë nga virusi korona.