Lajme të mira nga Gostivari, pacientja e vetme që ishte me Koronavirus , del negativ në testimin e dytë

45 vjeçarja nga Gostivari mund koronavirusin, në testimin e dytë del negativ.

“Negativ jam, sapo kam marrë rezultatet”, i tha ajo Tv Globit.

Ajo tani lëshohet në kurim shtëpiak, ku do të duhet të qendrojë në vetë-izolim edhe 14 ditë.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi konfirmon për Gostivari Sot që informacioni është i saktë.

“Para një ore doli rezultati dhe për fat të mirë rezulti është negativ”, tha drejtori Jakupi.

Ndryshe, deri më tani në Gostivar janë testuar 50 persona dhe të gjithë janë negativ.

Në pritje janë rezultatet e çiftit bashkëshortor nga Strumica të shtruarë mbrëmë në Repartin Infektiv në Gostivar. Ata para dy ditësh kanë udhëtuar nga Sllovenia dhe kanë qenë të vendosur në karantinë shtetërore në hotelet e Mavrovës.

Me rezultatin e fundit, Gostivari del nga harta e qyteteve me pacientë të infektuar nga Koronavirusi. Deri tani, Gostivari evidentohej me të vetmin rast që rezultoi tashmë i shërguar nga ky virus. Gostivari Sot