Do ta vazhdoj vetizolimin edhe disa ditë, sipas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Ju falemnderit të gjithëve që më keni thirrur ose shkruar, që keni pyetur ose jeni brengosur për mua. U jam mirënjohës për kujdesin e mbështetjen dhe u kërkoj falje për pamundësinë që t’u përgjigjem të gjithëve veçmas.
Analizat e gjakut më dolën normale. Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Diciplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaçet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve. Kam ajrosur banesën dy herë në ditë nga 10 minuta duke hapur dritaret gjithandej. Kam pirë lëngje e kam marrë vitamina. Çdo tre orë kam matur temperaturën dhe saturimin si dhe kam praktikuar frymëmarrjen e thellë. Nuk kam më kokëdhembje, kollitje dhe as therrje në muskuj.
Nëse nuk e keni kaluar COVID-in, keni kujdes, sepse nuk është sikur gripi i zakonshëm.
Të gjithë juve qytetarë që jeni të sëmurë nga virusi e ndjeheni të pasigurt, apo juve punëtorë shëndetësorë që jeni të dërrmuar nga trajtimi i të sëmurëve, u jam mirënjohës sa s’thuhet për qëndresën, angazhimin e kontributin dhe ju inkurajoj të mos dorëzohemi tash. Nuk e kemi ende vaksinën, por e kemi përvojën që na shërben dhe vullnetin me të cilin shërbejmë.
Ju përshëndes përzemërsisht, e, mirupafshim së shpejti.
Kosovë-Shqipëri Lajm i mirë nga Albin Kurti për gjendjen e tij shëndetësore: Pasditja...




