Lajm i fundit: Konstatohet rasti i parë i koronavirusit në Maqedoni

Në Klinikën “Nënë Tereza” nëSHkup mjekët kanë konstatuar rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni, raporton A1on.mk. Lajmin pritet së shpejti ta bëjë të ditur edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në ora 16 e 30 minuta, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia. Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë me të cilët kanë ardhur bashkë nga Italia.
Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativë.