Lajm i fundit: Inspektorët futen në kompaninë e biznesmenit të afërt me qeverinë VMRO-BDI, ja emri! (Foto)

Në kompaninë e biznesmenit Orce Kamçev është futur inspeksioni, kanë njoftuar burime policore për Kanal 5. Sipas tyre me gjasë bëhet fjalë për inspeksion që ka të bëjë me korrelacionin e kësaj kompanie me financimin e fushatës së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit, gjë për të cilën akuzoi LSDM-ja.
Sipas informacioneve të para, inspektorë ka edhe në kompaninë Mont, që ëhstë pjesë e Orka Holdingut të Kamçevit. Është duke u kontrolluar edhe kompania Gorfaktori nga Spanja, për të cilën ende nuk ka informacione se në çfarë relacione ëhstë me dy të parat.