Lajm i fundit: Filloi luftames Iranit dhe Amerikës, Irani sulmon i pari!

Irani ka sulmuar me raketa 2 baza ushtarake irakene që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil.

Me dhjetëra raketa u lëshuan në baza, raportoi fillimisht televizioni shtetëror i Iranit. Lajmi u konfirmua edhe nga Pentagoni.
“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakene që strehojnë ushtarët dhe personelin tonë,” tha në një deklaratë Jonathan Hoffman, ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështjet Publike.
“Ne jemi duke punuar në vlerësimet fillestare të dëmtimit të këtij sulmi. Bazat, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”- shtoi ai.
Pentagoni në një deklaratë bëri me dije që do të marrë masa për të mbrojtur të gjithë ushtarët dhe personelin amerikan.