Labinot Tahiri vazhdon të ndihmojë nevojtarët

Labinot Tahiri para pak javësh kishte nisur një iniciativë për grumbullimin e të hollave për familjet me nevojë, dhe këngëtari nuk po ndalet.

Ai sot ka vizituar shoqatën ‘Hendifer’ ku së bashku kanë dhuruar 100 pako me gjëra ushqimore për ato familje të cilat nuk kanë asnjë të ardhur.

Në një video të shpërndarë në Facebook, humanisti iu bën thirrje edhe bizneseve të tjera të ndihmojnë sa më shumë në këtë kohë të vështirë.