Labinot Tahiri “shpërthen” ndaj ministrit Zemaj

Labinot Tahiri nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan lajmi.net.

Sipas Labit virusi është zhdukur por së bashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinj.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të këngëtarit i cili ka “shpërthyer” keq ndaj Zemajt.

“Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës në Kosovë!Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë! Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!!
Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..! Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave!
Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e ‘ESTRADËS SË VDEKUR’ dhe jetës së natës të ‘kafiterive t’falimentuara’ , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi! Ju lumtë, ju jeni ata që e keni “ngritur ekonominë”,ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia! Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë! Bravo Ministër🤝 Me respekt: 🎶 ( notat e muzikës) FKSH!”, është shprehur Labi.