Labinot Tahiri dërgon maska në këto qytete

Këngëtari Labinot Tahiri me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se po dërgon maska në Klinë, Deçan, Junik e Gjakovë.

Ai këto ditë ka dhuruar disa herë maska, derisa të sigurohet numri i mjaftueshëm nga ministria.

“Rrugës për Klinë, Deqan, Junik e Gjakovë! Po ju dërgojmë maska derisa ti siguron ministria edhe të tjra…! Zoti ju bekoftë! Labi”, ka shkruar Labi.

Për ndryshe, këngëtari këto ditë bëri thirrje që të organizohen në aksion humanitar për të siguruar edhe ushqim për qytetarët që nuk kanë mundësi ta sigurojnë bukën në këtë situatë.

Për ndryshe, numri i të infektuarve me koronavirus deri tani në Kosovë ka arritur në 19.