Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, njihet si një person shumë i afërt me fansat e tij.
E nuk ka se si të mos jetë edhe me familjen e tij, sidomos nënën.
Ditën e sotme ai e nisi duke pirë çaj me të dhe fansave u tha mirëmëngjesi me një imazh të veçantë ku nuk munguan disa fjalë zemre.
“Mirëmengjesi më nanen time duke e pi nga një qaj!Ju përshêndesim nga zemra! Drita e syve tê mi, më linde e me rrite që ta njoh botën time të ambël e me plot dashuri! Ama, jeta bëhet e ambël, vetëm atehere kur mendojmë për të tjerët sikurse që mendojmë mirë pêr nanên dhe tê shtrejtën dashuri! Labi-FKSH 🕊🌹🕊”, ka shkruar ai.