Labi: Po presim muajt më të vështirë të jetës që nga paslufta

Pandemia COVID-19 ka paralizuar shumëçka në mbarë botën, duke shkaktuar në masë të madhe edhe rritje të papunësisë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Labinot Tahiri, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në muajt e ardhshëm qytetarët mund të përjetojnë tmerrin nga varfëria.

Ai shtoi se muajt e ardhshëm mund të bëhen më të vështirët që nga paslufta, andaj qytetarët duhet të mos dorëzohen por të kërkojnë ndihmë kudo që munden.

Labi shprehet i gatshëm t’iu bashkohet qytetarëve që t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit në këtë periudhë në të cilën po kalojmë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“PO E SHOHIM SE QEVERISË NUK I INTERESON AS NJEHERË NËSE NGA MUAJT E ARDHSHËM MUND TË NDODHIN VETËVRASJE NË VENDIN TONË NGA MBYLJJA E SHUMË BIZNESEVE DHE E VARFERISÊ NÊ POPULL!!

Ne mund të pim kafe, por nuk mund të harrojmê se dikush do përjetojë tmerret nga varferia në muajt e ardhshem!

Duke i qa hallet me juve!
Lexoni sepse për ju ështê.

Përshëndetje të dashur vllezër e motra!

Për bese të Zotit e të Shqipës, shumë herë nuk dua të shkruaj dhe nuk dua aspak të merrem me jetën e të tjerëve, por duke e parë gjendjen si është në këtë vend, duke e pa rrënimin jetës së shumëkujt para syve, është e pamundur me qëndru indiferent e mos mu shqetësu!

-Sot, u futa në një butik tek një shok i imi, duke bisedu më tregoi që vetëm në pjesën ku ai punon janë mbyllur afro 6 butika dhe dy ëmbëltore! Imagjinoni në krejt Kosovën sa e kane pas këtë ‘fat’ ???!!!

Pra, po presim muajt më të vështirë të jetës që po bëjmë që nga pas-lufta!

Të dashur njerëz, lutuni e besoni te Zoti dhe mbajeni mendjen të kthjellët e mos u dorëzoni me ardh deri te depresioni, nëse veq po humbni bizneset e punën në këtë kohë, kërkoni ndihmë nga familja, nga miqtë, nga profesionist të shëndetit mendor, si dhe nga shteti, sepse e dim që njeriu kur ngushtohet, kur nuk sheh dritë ne horizont, mund t’i bëjë keq vetes së tij!
Arsyet jane:
qeraja,
tatimet,
kreditë,
rryma,
uji,
shëndeti,
ushqimi, si dhe nevoja tjera të familjes, përfshi këtu edhe fillimin e shkollave, kërkesat e fëmijëve etj.

Pra, me gjithë këto detyrime, rrallë kush se mund t’ia dal me i shpetu bizneset.

Unë pres shumë ide nga ana juaj që shembull të bashkohemi si qytetarë dhe t’i dalim në ndihmë njeri tjetrit, siq e kishim sistemin e para luftës, duke u ndihmuar mes vete që mos të na vijë jeta në fije të penit që thojnë…
Një fenomen i dhimbshëm dhe i shëmtuar është vetvrasja, për të cilin nuk flasim edhe pse ndodh…shpesh më rastis me degju nga njerëzit e dëshpërun e të pashpresë që e shohin këtë veprim si ‘zgjidhje’ apo si ‘shpëtim’ nga kjo jetë e vështirë, e këtu tek ne nuk është kah e merr për bazë askush, e as shteti!

Jemi në gjendje të bëjmë çmos, vetëm e vetëm t’i tejkalojmë bashkë edhe këto sfida/kriza!”. /Lajmi.net/