Labi: I duhur spitali kundër kancerit, jo spital për ‘COVID-19 biznesin’

Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka ngritur shqetësimin lidhur me të sëmurët me kancer.

Ai thotë se është i nevojshëm një spital për trajtimin e kësaj sëmundje, e jo një i tillë për ta trajtuar COVID-19.

Sa i përket virusit, ai thotë se për të nuk po brengoset as presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili së fundi është infektuar me COVID-19.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Përshëndetje të dashur qytetarë!

I DUHUR SPITALI KUNDËR KANCERIT, JO SPITAL PËR ‘KOVID19 BIZNESIN’!!!

Mos harroni një gjë; vendi dhe të sëmuret , kanë nevojë për spital kundër semundjeve me kancer, nuk kanë nevojē për spitale kundër Kovid19.

Mos harroni, keni shpenzuar miliarda euro e dollarë, keni shitur shtëpia e prona, por kurrë nuk ju doli Zot askush, sepse jeni në gjumë, dhe për ta zgjuar vetëdijen e ministrave dhe atyre që mirren me shëndetsi ju duhet të ngriteni në këmbë.

Sa të jeni kokë-ulur, dijeni se kështu do të zgjasë, duke paguar miliona në Turqi dhe në vendet të tjera nëpêr botë.

Sa i perket Kovidit, nuk po ia ndin as Donalt Trampit, por ai Zotnia i ka spitalet kundër kancerit, ne nuk i kemi!

ZOTI E DREJTOFTË POPULLIN DHE VENDIN TONË, SE POLITIKA 20 vjeqare nëse vazhdon kështu, nuk ka kurrë për ta drejtuar!

E di prap që e teprojë, por mendja dhe zemra nuk më len të qëndrojë si shumë të tjerë…..!

Labi-KOSOVË E SHQIPËRISË.!”.

Sa i përket projekteve muzikore, “Hallakam” titullohet kënga e Labit në duet me Albina Kelmendin, ndërsa artisti është në përgatitje të një albumi të ri.