Enca Haxhia së fundi ka nisur pushimet në Dhërmi, ku po shijon temperaturat e larta.
Këngëtarja nuk ka harruar të sjellë fotografi atraktive nga atje, ku shfaq linjat trupore gjysmë e zhveshur.
Por, në fotografinë e fundit, artistja bëri të ditur se bashkë me të në këto pushime është edhe Rina Balaj.
Të dyja po relaksoheshin në det, ndërsa thonë se fotografinë e shkrepi paparaci.
Meqenëse Rina dhe Enca kanë paralajmëruar një duet, me këtë kanë lënë të kuptohet se po realizojnë xhirimet e klipit.