Kuvendi i Kosovës me 82 vota votoi kundër qeverisë Kurti

Kuvendi i Kosovës sapo ka votuar me shumicë votash mocionin për qeverinë Kurti. Për rrezimin e qeverisë kanë votuar 82 deputetë, kurse kundër kanë votuar 32 deputetë. Ka apstenuar 1 deputet. Tani Kosova futet në krizë politike. Një pjesë e eksperteve vlerësojnë se mandati serish duhet ti takojë Vetëvendosjes si parti më e madhe, kurse një pjesë tjetër vlerësojnë se mandati tani i takon LDK-së. Si zgjidhje preferohet te një pjesë e opinionit edhe zgjedhjet e parakohshme.