Kuvendi do të furnizohet me 100 laptop të rinj, që kushtojnë nga 917 euro

Me nënshkrim të Talat Xhaferit, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për tu furnizuar me 100 kompjuterë personal (laptop), shkruan portali 360 shkallë.
Bëhet fjalë për modelin HP EliteBook 735 G6 Notebook PC, ndërsa sipas furnizimit, një laptop do të kushtojë 56 445 denarë ose 917 euro pa TVSH.
Marrëveshja është nënshkruar me IT-kompaninë “Neokom”. Ata obligohen në afat prej 60 ditëve të dorëzojnë kompjuterët dhe menjëherë të jenë të gatshme për punë dhe në desktop të ketë dokument me udhëzim për shfrytëzim.
Njëqind kompjuterët Kuvendi i merr në kohë të krizës me KOVID-19, pasi qeveria dhe pushteti nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët nëse kuvendi duhet të punojë online, pasi tre deputetë dolën pozitiv me KOVID-19. /SHENJA/