Kuvend, deputetët harxhojnë ditën për rendin e ditës

Kuvendi në seancën e sotme të nisur me rreth 3 orë vonesë dhe 2 orë punë efektive, akoma nuk ka arritur ta miratojë rendin e ditës, ku në mesin e pikave janë edhe zgjedhja e revizorit shtetëror, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe nismën për ndryshimin e Kodit Zgjedhorë më procedurë të shkurtuar. Shumica dhe opozita u përplasën për rendin e ditë, ndërsa në disa raste kishte mungesë kuorumi për miratimin e propozimeve. Në rend dite, ndonëse ishte paraparë nuk u gjet Ligji për Mbrojtje miratimi i të cilit kërkon 2/3 e votave. Në seancën e sotme ishte paraparë miratimi i emërimit të dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, njëri me propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, ndërsa tjetri me propozim të presidentit. Gjithashtu pritej emërimi i revizorit në Entin Shtetëror për Revizion dhe hapja e konkursit për zëvendës-revizor. Për ndryshimin dhe plotësimin e rendit të ditës, u paraqitën mbi 20 deputet./Alsat