Kushtetuesja nuk vlerëson as vendimin e dytë të presidentit

As vendimi i dytë i presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Sot gjykatësit vendosën që vendimi nuk është kontestues. Gjykata nuk filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së 30 ditëve të para të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallura nga Pendarovski. Përveç gjendjes së jashtëzakonshme, gjykatësit kushtetues ditën e enjte do të shqyrtojnë edhe nismat e paraqitura pranë tyre në lidhje me orën policore dhe të përcaktojnë nëse masa shkel të drejtat themelore të njeriut për lëvizje të lirë.

Alsat