“Kush ka vajza botën ka”, Albatrit Muqiqi i bën urim të veçantë të bijës për ditëlindje

Albatrit dhe Egzona Muqiqi janë një prej çifteve më të pëlqyera të estradës, ata janë martuar para pak viteve dhe tani janë prindër të tre fëmijëve.

Vajza e tyre Amelia sot feston ditëlindjen e tretë dhe për këtë ditë ajo ka marrë një urim special nga babai i saj.

Këngëtari ka ndarë një foto të ëmbël me të bijën ku shkruan: Amelia vajza ime e dashur ,gëzimi jonë i parë. Urime ditëlindjen e 3-të zemra e babit. Dhashtë zoti ta kesh shendetin dhe harmonin se bashku me ne . Të don babi shumë.“Kusha ka vajza botën ka”.