Në emisionin “KOD” e udhëhequr nga gazetarja Snezana Lupevska është publikuar video – incizim ku shifen mesazhet e ish – kryemparlamentarit, Trajko Veljanovski duke biseduar me shefin e sigurimit të parlamentint, deputetin Vesel Memedi si dhe Talat Xhaferin e BDI-së.
Asokohe prokurora pat konfiskuar celularët e Veljanovsit dhe Memedit shkaku i ngjarjeve të 27 prillit.
Në videon e publikuar nga Telma shihen vetëm mesazhet e Veljanovskit drejtuar Vesel Memedit por jo edhe të tij.
Megjithatë, mesazhet e Memedit nuk u publikuan kurrë nga pushteti, ndoshta edhe për shkak të lidhjeve që ky i fundit dyshohet që i ka me shërbimet.
Këto biseda janë bërë gjatë ditës kur u sulmuan deputetët, e më së shumti e pësoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Vesel Memedi është kreu i RDK-së, partia që dikur i takonte Rufi Osmanit. Kjo parti këto zgjedhje nuk do të merr pjesë me vetë vullnetin e kryesisë së partisë. Pavarësisht se fillimisht tentoi të bëj koalicion me disa parti, pas mo arritjes së këtij qëllimi, RDK-ja u tërhoq nga zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen këtë vit.