Kush është policia shqiptare që u përplas me grupin terrorist pas sulmit që tronditi Vjenën (Foto)

Doruntina Miroci ishte një prej tre policeve me origjinë nga Kosova që u përball me autorët gjatë sulmit terrorist ditën e djeshme në Vjenë. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, i cili njoftoi se mbesa e tij është njëra prej tyre dhe ndihej krenar për këtë fakt.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, shkroi ai në Tëitter.

Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës. (Faxweb.al)