Kurti: Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave

Nga aty kreu i kësaj partie, Albin Kurti ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk I ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.

Ai tha se LDK hyri në koalicion për ta penguar Vetëvendosjen në qeverisje.

“LDK-së ju dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese. Këmbëngulja e LDK-së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, deklaroi Kurti