Kurti: Urime Dita e Çlirimit – faleminderit qytetarëve dhe aleatëve tanë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se liria e Kosovës ka ardhur si përpjekje e shumë gjeneratave.

“Gjithmonë kemi pasur lëvizje për liri, drejtësi dhe progres. Liria jonë është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave të cilat nuk u dorëzuan kurrë”, është shprehur ai përmes Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Sot jemi falënderues ndaj qytetarëve tanë dhe aleatëve tanë”

“Urime Ditën e Çlirimit Kosovë. Urime 15 vjetorin Lëvizja Vetëvendosje”.