Kurti tregon arsyet e kërkesës së tij për bashkatdhetarët

Ai në një konferencë për media tha se prilli do të jetë muaji vendimtar për të ndaluar lakoren e rritjes së kësaj sëmundjeje që tashmë ka prekur të gjithë botën.

“Ndihma e diasporës ka qenë e vazhdueshme në luftë e në paqe. Jemi të vetëdijshëm, se shteti ynë as për së afërmi nuk ua ka larë borxhin bashkatdhetarëve, por duke qenë bashkë me ta do të tejkalojmë këtë sfidën, më e madhja kjo në Kosovën më e pavarur. Tash na duhet angazhim dhe përqendrim që të dalim sa më shpejt dhe sa me pak pasoja”, u shpreh Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë të bie intensiteti i lakores së përhapjes së koronavirusit, në të kundërtën gjendja mund të rezultojë me vdekje të shumta dhe të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor.