Kurti: Nuk i nënshtrohemi një presidenti helaq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive.

“Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!””.

 

 

Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, është shprehur Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq”.