Kurti pranon urim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Siç njofton kumtesa, me këtë rast, kryeministri Orban ka uruar kryeministrin Kurti për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane.

Në urim, po ashtu thuhet se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.