“Kurti po bën show, mund të ketë pasoja në raportet me ndërkombëtarët”

Miftaraja në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se publikimi i marrëveshjes “sekrete” të vitit 2013 që presidenti Hashim Thaçi, kryeministër në atë kohë, ishte zotuar për ndalim e hyrjes së FSK-së në veri pa pëlqimin e NATO-s, është mesazh për faktorin ndërkombëtar se Kosova nuk është e gatshme të marrë obligime.

“Një lojë e tillë e kryeministrit Kurti jo vetëm që cenon besimin, kredibilitetin e Republikës së Kosovës në raport me NATO-n dhe partnerët strategjik, por edhe e ulë besimin e faktorit ndërkombëtarë në atë nëse Kosova është e gatshme për të marrë përgjegjësi, obligime ndërkombëtare dhe nëse të njëjtit janë të zot tu dalin të njëjtave për t’i kryer apo për të përmbushur mandatin e tyre”.

Ai thotë se para se të mirën iniciativa të tilla duhet të merren parasysh se cilat mund të jenë pasojat në aspektin e sigurisë, politik në raport në raport me faktorin ndërkombëtar.

“Si IKD e kemi thënë dhe e përsërisim liderët politik në Kosovë para se të fillojnë me iniciativa të tilla duhet të marrin për bazë faktin se cilat do të mund të jenë pasojat në aspektin e sigurisë në aspektin diplomatik, politik në raport me faktorin ndërkombëtarë e në këtë rast me NATO-n dhe KFOR-in në Kosovë”.

“Nuk kemi të bëjmë fare me marrëveshje gjithmonë duke marrë për bazë ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të miratuar nga Kuvendi i Kosovës”, tha Miftaraj për EO.

Miftaraj më tutje theksoi se kjo nuk ka të bëjë me marrëveshje ndërkombëtare sepse nuk ka pasur asnjë iniciativë apo ndonjë grup punues qe pastaj kjo marrëveshje të nënshkruhet në Kuvendin e Kosovës.

“Letërkëmbimi dhe marrëveshjet ndërkombëtare sigurisht që janë dy çështje krejtësisht të ndryshme por në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me marrëveshje ndërkombëtare me vet faktin se nuk kemi pasur asnjë iniciativë nga dikush që të kemi një marrëveshje të tillë, nuk kemi pasur ndonjë grup punues apo nuk kemi pasur një marrëveshje e cila pastaj është nënshkruar dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe krejt në fund që ta marr bekimin do të duhej që të shpallej në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës e asnjë prej këtyre nuk ka ndodhur”.

Veprimet e Kuritit, ai e quan “show” të kryeministrit dhe e cila po bëhet për poena politike.

“Më shumë kishim të bëjmë me një “Show” të kryeministrit i cili mund të ketë pasoja afatgjata në raportet Kosovë faktorë ndërkombëtarë e që fatkeqësisht krejt kjo po bëhet për poena politik edhe përkundër faktit që zgjedhjet kanë përfunduar vitin e kaluar dhe tani kemi një qeveri që ende as muajin e parë nuk e ka kaluar”

“Kryeministri Kurti duhet ta kuptojë që tani më është kryeministër i Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës më 6 tetor të vitit të kaluar ja kanë paguar faturën secilës parti politike secilit lider që ka qeverisur në vitet e fundit. Qytetarët e Kosovës e kanë mandatuar Albin Kurtin për të përmbushur mandatin për t’i përmbushur objektivat e tij që i ka hedhur përpara gjatë fushatës, shtoi ai.

Ai thotë që qeveria duhet t’i promovojë interesat e Kosovës në politikën e jashtme.

Sipas tij, në qoftë se nuk ndodh kjo atëherë Kosova do ta humb edhe mbështetjen e vendeve strategjike si ShBA-ja dhe BE-ja.

“Dhe objektivat kanë qenë luftimi i krimit të organizuar i korrupsionit, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit por në të njëjtën kohë ajo që është shumë e rëndësishme të ketë raporte të mira dhe ti promovojë interesat e Kosovës në politikën e jashtme, dhe nëse këto nuk realizohen në mënyrë komualitative fatkeqësisht në fund Kosova, populli i saj dhe nuk do ta kemi atë që është e shenjët për ne mbështetjen e vendeve strategjike si ShBA-të, BE-së dhe shtetet e tjera”.