Kurti: Nuk mund të bëj rokadë midis popullit të Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë

Megjithatë, ai u shpreh se nuk mund të bëjë rokadë mes popullit të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

“I dëgjoj me vëmendje kërkesat e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë. Jam shumë i durueshëm dhe bashkëpunues, por në fund të fundit unë jam Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe jam i thirrur që t’i mbroj interesat e shtetit tonë dhe të qytetarëve tanë. Duke dëgjuar partnerët, aleatët, miqtë, duke pasur parasysh kontekstin aktual politik e socio-ekonomik dhe atë që na e dikton neve programi me të cilin si orientim kemi fituar e jemi zgjedhur si Qeveri në Kuvend”.

“Unë para se gjithash e mbi të gjitha u përgjigjem votuesve, gjithnjë në komunikim e bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, por nuk mund të bëj rokadë midis popullit të Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë”, u shpreh Kurti në konferencë për media, ku bëri të ditur edhe për vendimin e tij për largimin e tarifës ndaj produkteve serbe.