Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i planifikuar për pasditen e sotme.
Kreu i shtetit e ftoi Kurtin për të mandatuar atë për kryeministër të vendit, ashtu siç e përcakton kushtetuta.
Mirëpo, nga Zyra për Informim e VV-së thonë se Kurti e ka të pamundur për shkak të agjendës se planifikuar më parë.
Sipas tyre, ftesa e Thaçit ka mbërritur sot pas orës 11:00.
“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.