Kurti: Kosova këtë të diel i kthehet popullit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Republikën e Kosovës, Albin Kurti sot ka votuar në Prishtinë. Kurti pas votimit tha se këtë të diel Kosova do t`i kthehet popullit, si burim i sovranitetit, transmeton Alsat. Kurti apeloi që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci. Institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë që më tej paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet të përdoret. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, si burim i sovraniteti. Me dashur për vendin, duhet të votojmë”, deklaroi Kurti pas votimit.

I pyetur se a do të mund të formojë vetëm shumicën parlamentare, Kurti u përgjigj se fushata ka përfunduar pardje dhe se sot e kanë fjalën qytetarët.