Kurti i gëzuar përshëndet ‘protestuesit’ nga ballkoni i qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar ballkonin e qeverisë për të dalë dhe për t’i përshëndetur qytetarët të cilët ishin në sheshin “Skënderbeu”, në provë-protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në momentin që Kurti doli në ballkon, qytetarët filluan të brohorisin emrin e tij.

Kurti qëndroi pak minuta në ballkon dhe më pas u largua.