Kurti flet për lejet që Sveçla ua ka dhënë deputetëve

Gjatë ditës së djeshme me vendimin e ri të qeverisë në detyrë kufizohet lëvizja e lirë dhe në këtë mënyrë qytetarët kanë të drejtë vetëm 1 orë e gjysmë që të lëvizin brenda 24 orëve.

E pas këtij vendimi, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka lëshuar leje për lëvizje për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Një veprim i tillë i Sveçlës është kritikuar nga partitë e tjera.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se, deputetët po trajtohen njësoj si të gjithë qytetarët, pasi që vetëm me leje të veçantë deputetët mund të arrijnë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo e cila është iniciuar nga PDK-ja, raporton lajmi.net.

“E kam bindjen time të fuqishme që seancat e tilla nuk janë produktive, por edhe rrezikojnë shëndetin e deputete dhe administratës dhe është një mesazh jo i mirë për qytetarët. Dhe së fundmi janë edhe të kota sepse janë jashtë temës dhe rrjedhimisht për brengën e ngritur nuk do  të sjell në këtë kohë”, u shpreh Kurti.

Në anën tjetër ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se një leje e tillë ka qenë më se e nevojshme, pasi që edhe atë e kanë ndaluar Policia e Kosovës gjatë së hënës e kishte ndaluar teksa dilte nga Prishtina dhe nuk kishte një leje të tillë.

Sipas Bislimit, është hipokrizi që po akuzohet Sevçla për këtë vendim për deputetët. /Lajmi.net/