Kurti emëron Veljkoviqin në vend të Rashiqit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Cvetko Veljkoviq, ekonomist nga Shtërpca, këshilltar Politik dhe njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Në pozitën ku u emërua Veljkoviq deri më 23 prill ka shërbyer Nenad Rashiq, njofton Klan Kosova.

Rashiq ishte dorëhequr nga funksioni i këshilltarit politik të Kurtit pas aktakzuës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që kishte të bënte me dyshimet për keqpërdorimet e detyrës zyrtare.