Kurti: Duhet të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, Vasfija na bëri të gjithëve të qajmë

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se duhet të sjellin drejtësi për të gjitha viktimat e luftës.

Këtë postim Kurti e ka bërë, pasi sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës iu drejtua e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi.

Kurti e ka përmendur atë duke thënë se fjalimi i saj i ka bërë të qajnë të gjithë.

“Shumë gra dhe burra janë dhunuar nga forcat sebe gjatë luftës. Ne e dimë kush ishte agresori dhe e dimë se kush janë viktimat, por asnjë kryes i këtyre veprave nuk është nxjerrë para drejtësisë. Sot Vasfije Krasniqi na bëri të qajmë të gjithëve, ne duhet të sjellim drejtësi për të, dhe të gjitha viktimat e luftës”, ka shkruar Kurti.