Kurti: Datën për formimin e qeverisë ma përcakton LDK, jo presidenti

Pretendenti për formimin e qeverisë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se do të ndodhë takimi konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, por ky i fundit nuk mund t’ia caktojë datën për formimin e qeverisë, pasi këtë ia përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Presidenti i republikës përcakton datën e konstatimit të Kuvendit, jo të formimit të qeverisë. Formimin e qeverisë e përcakton tjetër kush, jo presidenti i republikës. Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton lidhja demokratike Kosovës, jo presidenti i Kosovës, pra mos të keqkuptohen gjërat. Natyrisht që do të ndodhë takimi konsultativ, mirëpo ta vanosh maksimalisht 30 ditë konstiumin e kuvendit e të mi dërgosh dy ftesa në ditë është kërcim prej një ekstremi në ekstremin tjetër, se cila më gabim se tjetra”, tha Kurti.

Ai ka thënë se në janar të vitit 2020 do të vazhdohet me përpjekjet për formimin e një koalicioni me LDK-në.