Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës, sot përmes një kumtese kërkuan shteti të gjejë mënyrë për t’i dëmshpërblyer, ndërsa pastaj, siç thonë, të futet në masën falimentuese dhe të spastrojë me krimin dhe ta arkëtojë masën falimentuese përmes mbledhjes së pasurisë personale dhe pronës familjare të cilët ishin përfshirë në krim.
Sipas tij, Banka Popullore dhe institucionet tjera relevante shtetërore janë përgjegjëse më së paku për shkak të faktit që nuk kanë reaguar në kohë ta mbrojnë pronën tonë personale – mjetet e personave fizik dhe firmat deponente të bankës dhe kanë lejuar, potencojnë, të grabitemi në tërësi.
“Raporti i udhëheqësit falimentues tregon se gjatë pandemisë jemi lënë në pamëshirshmëri të shtetit, grabitësit e bankës dhe firmave përmes të cilave janë shpërndarë mjetet tona. Faktet e raportit tregojnë se edhe kjo procedurë falimentuese nuk do të jetë e lehtë as e shpejtë pikërisht për shkak të krimit të madh i cili është bërë. Për shkak të gjithë kësaj, shteti duhet të gjejë mënyrë të na kompensojë neve deponentëve, ndërsa pastaj të hyjë në masën falimentuese dhe të spastrojë me krimin dhe ta arkëtojë masën falimentuese dhe përmes pagesës së pronës personale dhe pronës së familjeve të grabitësve të bankës, ndërsa edhe gjtihë të tjerët që janë përfshirë në krim”, citojnë nga Shoqata.
Prej atje shtojnë se shembuj të tillë dhe të ngjashëm ka shumë në vendet evropiane të cilët në tërësi i kanë dëmtuar qytetarët dhe firmat deponente në bankat e dështuara.
Shteti ynë, sipas tyre, duhet të tregojë se meriton të jetë pjesë e asaj familje evropiane me ballafaqim me krimin dhe korrupsionin nga ky skandal i madh si leksion i parë i negociatave parainkuadruese. Paralajmërojnë se lufta e tyre vazhdon derisa nuk arrijnë në qëllimin përfundimtar./MIA






