Haxhi Robin Krasniqi është shqiptari i parë kampion bote. Ai këtë qëllim e arriti në Gjermani.
Krasniqi e nokautoi boksierin gjerman Dominic Boesel në rundin e tretë dhe është bërë kampion botëror në versionet WBA dhe IBO.
Boksieri shqiptar në karrierën e tij ka zhvilluar 57 meçe, prej të cilave 51 i ka fituar dhe 6 i ka humbur.
Ai kishte luftuar edhe dy herë tjera për kampion bote dhe herën e tretë ia arriti qëllimit.
Titulli i tij ka sjellë gëzim te gjithë shqiptarët, kurse urim ka ardhur edhe nga imami i xhamisë së Munchengladbahut, Besnik Kadriolli.
“Kur njeriu është i përulur pran Zotit, Është i ngritur pran njerëzve!”, ka shkruar Kadriolli në urimin e tij për fitoren e Krasniqit.
“
Sport “Kur njeriu është i përkulur para Zotit, ai është i ngritur para...