Kumanovë, rritet numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar me Covid-19

Një infermiere nga Qendra Shëndetësore e Kumanovës së fundmi është diagnostikuar me Covid-19, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe tre raste të punonjësve shëndetësorë të infektuar me koronavirus, një infermiere dhe dy teknikë, njoftoi sot drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, Arif Latifi.

Ai theksoi se gjatë ditës së sotme do të testohen 50 punonjës nga Spitali i Kumanovës.